ISIS e thyen qafën, ikën edhe nga qyteti Mosul

Presidenti amerikan Barack Obama ka konfirmuar sot se forcat irakiane dhe ato kurde, me ndihmën e forcave amerikane, kanë marrë nën kontroll Mosulin, qytetin e dytë më të madh të Irakut.

Bota

19/08/2014 18:10

Beteja ka nisur të zhvillohet që nga e shtuna në mes të forcave kurde dhe atyre ekstremiste. Më pas betejës i janë bashkuar edhe forcat irakiane, kurse përmes bombardimeve edhe ato amerikane, duke i mposhtur forcat terroriste që po e mbanin nën kontroll Mosulin, i cili përbën njërën ndër pikat strategjike të Irakut.

Lufta për Mosulin u bë më e ashpër në momentin kur filluan problemet me ujë, pasur parasysh se penda e madhe në afërsi të Mosulit mban 12 milionë kubikë ujë.

Forcat irakiane, pas rimarrjes së Mosulit, kanë vendosur masa të shtuara të sigurisë.