Ishte viti 2018 kur Roma refuzonte Lautaro Martinezin – Inter shfrytëzoi mundësitë

Roma mund të kishte Lautaron në radhët e veta.

Sport

04/06/2020 16:30

‘Giallorossi’ kishin mundësi të kishin kartonin e Lautaro Martinez, nëse ata do të pranonin lojtarin në vitin 2018.

Martinez është një nga lojtarët me vëmendjen më të madhe para kësaj merkatoje, me emrin e tij që lidhet me Barcelonën, dhe lojtari mund t’i siguronte tani Romës një mal me para.

Por, ish drejtori sportiv i Romës, Monchi, refuzoi shansin ta transferonte Lautaron nga Racing Club, për vetëm 8 milionë euro.

“Mu ofrua Lautaro sa isha te Roma, në janarin e vitit 2018, për vetëm 8 milionë euro”, ka thënë Lautaro, transmeton lajmi.net.

“Kjo ishte klauzola që ai kishte asokohe, por ‘Giallorossi’ nuk e shfrytëzuan. Kishte bisedime edhe me Atletico Madrid të cilat ishin shumë të rëndësishme”, shtoi tutje ish drejtori i Romës.

“Më 20 janar, Racing ndryshoi klauzolën në 20 milionë, dhe këtu pastaj Inter bëri të gjitha punët”, ka thënë mes tjerash Monchi.

Kartoni i Lautaro Martinez aktualisht ka vlerë prej 111 milionë eurove. Barca pritet të paguajë klauzolën për të. /Lajmi.net/