“Ishte sfiduese” – Lajçak dorëzon zyrtarisht detyrën tek Sorensen: Kosova dhe Serbia të krenohen me Marrëveshjen e Ohrit

Nga sot, Miroslav Lajcak, do të quhet ish-emisar për dialogun Kosovë-Serbi. Ai në një postim në “X” ka njoftuar se ia ka dorëzuar detyrën zyrtarisht pasuesit danez, Peter Sorensen, pas plotë katër vitesh e dhjetë muaj punë. Lajçak ka thënë e ka thënë se ka qenë një mision sfidues, por shpërblyes për Kosovën dhe Serbinë.…

Lajme

31/01/2025 18:55

Nga sot, Miroslav Lajcak, do të quhet ish-emisar për dialogun Kosovë-Serbi. Ai në një postim në “X” ka njoftuar se ia ka dorëzuar detyrën zyrtarisht pasuesit danez, Peter Sorensen, pas plotë katër vitesh e dhjetë muaj punë.

Lajçak ka thënë e ka thënë se ka qenë një mision sfidues, por shpërblyes për Kosovën dhe Serbinë.

Sipas ish-kryediplomatit sllovak, Kosova dhe Serbia mund të krenohen për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit.

“Pas 4 vitesh e 10 muajsh si emisar i Dialogut., zyrtarisht po ia dorëzoj pasuesit tim Peter Sørensen. Ka qenë një mision sfidues, por shpërblyes dhe Kosova dhe Serbia mund të krenohen për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit”, ka shkruar Lajcak.