“Ishte ndeshja e fundit për Flick në Ligën e Kampionëve me Bayern, ai është pasuesi kryesor i Low”
Ish futbollisti dhe trajneri Lothas Matthaus ka zbuluar se me shumë gjasa për trajnerin Hansi Flick ishte ndeshja e fundit si trajneri i Bayernit në Ligën e Kampionëve.
Sport
Flick që fitoi të gjithë trofetë e mundshëm edicionin e kaluar, u eliminua në çerekfinale nga PSG-ja, përcjellë lajmi.net.
Matthaus ka bërë të ditur se nga shoqata e futbollit të Gjermanisë, Flick shihet si pasuesi kryesor i Low dhe do ta pranojë ofertën në verë.
“Kjo ishte ndeshja e fundit e Flick në Ligën e Kampionëve si trajneri i Bayernit”.
“Është zgjedhja e parë te shoqata e futbollit të Gjermanisë për të pasuar Joachim Low”.
“Ai do ta pranojë ofertën gjatë verës”, deklaroi ai.
Mbetet të shihet nëse vërtetë Flick do bëhet trajneri i Gjermanisë./Lajmi.net/