“Ishte i rekrutuar në Shërbimin Informativ Ushtarak të Serbisë” – Për çka dyshohet koloneli serb, i akuzuar për sulmin në Ibër-Lepenc?
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave lidhur me sulmin me eksploziv në kanalin e “Ibër Lepencit”. Sipas aktakuzës, më 29.11.24 në fshatin Varagë, Komuna e Zubin Potokut, në pjesën e kanalit “Ibër Lepenc” , të pandehurit J.V dhe D.V, së bashku me disa persona të tjerë ende të panjohur,…
Lajme
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave lidhur me sulmin me eksploziv në kanalin e “Ibër Lepencit”.
Sipas aktakuzës, më 29.11.24 në fshatin Varagë, Komuna e Zubin Potokut, në pjesën e kanalit “Ibër Lepenc” , të pandehurit J.V dhe D.V, së bashku me disa persona të tjerë ende të panjohur, pas një marrëveshje paraprake, kanë vendosur eksploziv (rreth 20 kilogramë të llojit Trinitrotoluene “TNT”) në brendësi të kanalit, raporton lajmi.net
Përveç dy të akuzuarve për veprat e terrorizmit dhe dëmtimit të instalimeve publike, Prokuroria ka përfshirë në aktakuzë edhe një person tjetër, i cili dyshohet për veprën penale “Spiunazhi”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri J.V., deri në momentin e arrestimit, ka vepruar si i rekrutuar në Shërbimin Informativ Ushtarak të Serbisë në rangun e kolonelit.
Ai dyshohet se ka mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara, të cilat i ka përdorur gjatë aktivitetit të tij të kundërligjshëm në territorin e Kosovës.
Prokuroria ka theksuar se ky rast është një pjesë e hetimeve të mëtejshme të zhvilluara në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit dhe partnerët evropianë, duke u fokusuar në sigurinë dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike të vendit.
