“Ishte duke luajtur në urë”, policia jep detaje për të miturin që humbi jetën dje në Dragash

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e një fëmije në Dragash, rast ky i cili ndodhi gjatë ditës së djeshme.

Lajme

23/05/2022 10:19

Sipas raportit 24-orësh të policisë dje është raportuar se një i mitur, mashkull kosovar, ishte sjellë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash pa shenja jete, shkruan lajmi.net.

“Dyshohet se fëmiu derisa kishte qenë duke luajtur me disa bashkëmoshatarë nga një urë kishte rënë në lumin e fshatit dhe si pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin policor.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në QKMF-Dragash, ndërsa pas raportimit të rastit në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Lajmi.net/