Ishte dënuar me 15 vjet burg për trafik droge në Itali, pranga 39-vjeçarit

Një shtetas i shpallur në kërkim për trafik droge, është arrestuar mbrëmjen e së hënës.

Lajme

15/03/2016 20:39

Blenard  Fejzulla, 39 vjeç, banues në Tiranë, ishte i shpallur në kërkim nga Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tirana, pasi Gjykata Milanos e ka dënuar me 15 vjet burg, për kryerjen e veprës penale, “Pjesëmarrës në organizate kriminale me qëllim të trafikut të drogës”, parashikuar nga Nenet 110,73 & 74 të Kodit Penal Italian.