Ishte befasia e vitit në Serie A, tani kërkohet nga Milan

Milan po kërkon që me çdo kusht ta trasnferojë një lojtar sulmues në këtë afat kalimtar.

Sport

07/01/2019 16:39

Së fundmi, “rosonerët” duket se po ndjekin gjurmët e lojtarit që ka qenë surpriza e këtij edicioni në Serie A.

Sulmuesi i Genoa, Krzysztof Piatek, është emri i ri në listën e dëshirave të Milan, shkruan “Gazzetta dello Sport”, transmeton lajmi.net.

Reprezentuesi polak thuhet se po shihet si zëvendësuesi ideal për argjentinasin Gonzalo Higuain.

Piatek është lojtari me më së shumti gola në Serie A këtë edicion, pas Cristiano Ronaldos.

Transferimi i tij në San Siro do të ishte një ndihmë jashtëzakonisht e madhe për  skuadrën e Gennaro Gattusos. /Lajmi.net/