Ishin nisur për në Kosovë, aksidentohen rëndë dy vëllezër shqiptarë në Kroaci

Dy vëllezër shqiptarë kanë pësuar lëndime të rënda, si pasojë e një aksidenti trafiku, derisa po ktheheshin në Kosovë.

Lajme

22/07/2019 22:42

Ata po udhëtoni nga Zvicra për në Kosovë teksa janë aksidentuar në Kroaci, shkruan Albinfo.ch.

Të aksidentuarit M. Sh dhe M. Sh janë dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë.

Deri më tani nuk është dhënë asnjë informacion në lidhje me rastin. Madje as mediat kroate nuk kanë raportuar lidhur me këtë aksident.