Isha spiun i të gjitha niveleve!

Ish-konsulenti i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, ka deklaruar se ka qenë i trajnuar si spiun dhe se ka punuar fshehtas për agjencitë e zbulimit.

Bota

28/05/2014 15:07

Në një intervistë për rrjetin amerikan NBC, të realizuar në Moskë, Snowden ka hedhur poshtë pohimet se ka qenë konsulent i nivelit të ulët, duke thënë se ka punuar për të gjitha nivelet.

“Isha spiun, në kuptimin tradicional të fjalës, sepse kam jetuar dhe punuar fshehtë jashtë shtetit. Jam trajnuar për këtë duke pretenduar se bëj një punë tjetër, e deri te paraqitja me identitet tjetër”.

Snowden, i cili ka fituar azil të përkohshëm në Rusi, ka thënë se ka punuar si ekspert teknik për CIA-n dhe Agjencinë për Siguri Kombëtare, si dhe trajner për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes.

Shtetet e Bashkuara e akuzojnë për spiunazh dhe rrezikon burgimin e përjetshëm, pasi Washingtonit zyrtar, ai ka publikuar dokumente të klasifikuara për programet amerikane të mbikëqyrjes.