Ish ylli i Man Cityt lirohet nga burgu pas qëndrimit tre vjeçar

Ish ylli i Manchester Cityt dhe Sunderland, Adam Johnson, është liruar nga burg pas qëndrimit prej tre vitesh.

Sport

22/03/2019 11:13

31 vjeçari, tre vite më parë ishte dënuar nga gjykata në Angli me gjashtë vite burgim, me akuzën se ka keqpërdoruar seksualisht një të mitur 15 vjeçare.

Mediet në Angli raportojnë se Johnson të premten në mëngjes është liruar nga burgu i Moorland, në Hatfield, duke sjellë edhe fotografitë e lirimit të tij.

Lirimi i tij, nënkupton lirim të parakohshëm, ose mbajtjen e vetëm gjysmës së dënimit.

Johnson do të jetë nën vëzhgimin e autoriteteve deri në vitin 2022 dhe gjatë kësaj periudhe nuk do të kryejë dot asnjë transaksion bankar me karta krediti dhe nuk do të lejohet ta takojë vajzën e vet, nëse nuk do të jetë e pranishme një punonjëse sociale. Po ashtu, Johnson nuk do të lejohet të ketë ndonjë kontakt me viktimën e tij, Ayla, e cila ishte minorene në kohën kur Johnson u arrestua./Lajmi.net/