Ish-ushtarja e UÇK-së: Të ishe shqiptar do të thoshte të jetoje me frikë dhe padrejtësi

Para mijëra pjesëmarrësve në marshin “Drejtësi, jo politikë”, ish-ushtarja e UÇK-së, Shqipe Krasniqi, ka rrëfyer sakrificën personale dhe familjare gjatë viteve të luftës për çlirimin e Kosovës. Në fjalimin e saj, ajo kujtoi realitetin e vështirë të shqiptarëve në vitet e represionit, duke theksuar se të ishe shqiptar në atë kohë nënkuptonte të jetoje nën…

Lajme

17/02/2026 15:13

Para mijëra pjesëmarrësve në marshin “Drejtësi, jo politikë”, ish-ushtarja e UÇK-së, Shqipe Krasniqi, ka rrëfyer sakrificën personale dhe familjare gjatë viteve të luftës për çlirimin e Kosovës.

Në fjalimin e saj, ajo kujtoi realitetin e vështirë të shqiptarëve në vitet e represionit, duke theksuar se të ishe shqiptar në atë kohë nënkuptonte të jetoje nën frikë, kufizime dhe padrejtësi të vazhdueshme.

“Kemi parë prindër të larguar nga puna, profesorë të përjashtuar, studentë të ndjekur dhe familje të tëra të poshtëruara… vetëm pse ishin shqiptarë. Kam parë baballarë të përulur dhe nëna që qanin fshehurazi, që fëmijët të mos ua shihnin lotin,” u shpreh Krasniqi para turmës.

Ajo theksoi se sakrifica e brezave dhe vendosmëria për liri ishin më të forta se frika, duke shtuar se kujtesa për ato vite mbetet dëshmi e çmimit të lartë të lirisë. /Lajmi.net/