Ish-ushtari i UÇK-së ftohet nga Specialja, thotë se nuk do t’i përgjigjet ftesës

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Abdullah Prapashtica, ka njoftuar se të premtën ka marrë ftesë nga ana e Gjykatës Speciale që të paraqitet si dëshmitar në Hagë.

Lajme

29/08/2021 15:15

Por, Prapashtica tha se nuk do t’i përgjigjet ftesës nga kjo gjykatë.

Kjo për shkak se siç thotë ai kjo Specialja ka qëndrim armiqësor ndaj shqiptarëve.

“E njoftoi Shoqatën e Veteranëve të UÇK-së dhe opinionin në tërësi se sot me 27 gusht 2021 ne ora 10 në banesën time në Gjermani me vizitoi Policia Gjermane me një kërkesë nga Gjykata Speciale e Bashkimit Evropian kundër UÇK-së në Hagë, të cilët me prezantuan një shkresë ku kërkohej nga unë që të i paraqitem Gjykatës Speciale e Bashkimit Evropian kundër UÇK-së si “Dëshmitar vullnetar“ në një seancë dëgjimore!”.

“Po ju njoftoi se përgjigja ime ishte e shkurt dhe konkrete: Nuk pranoi vullnetarisht të jam dëshmitar i kësaj gjykate kundër UÇK-ës dhe kundër asnjë pjesëtari të UÇK-ës as njëherë. Nuk kam bë as një krim, nuk jam dëshmitar i as një krimi të të tjerëve! UÇK-ja nuk ka krye as një krim! Kjo është dëshmia ime publike, andaj nga unë mos pritini as gjë tjetër!”.