Ish-ushtaraku serb kërcënon Vuçiqin me varje në shesh (Foto)

Radomir Poçuça, ish-udhëheqës i luftës dhe mercenar, në profilin e tij në Facebook, ka kërcënuar haptazi me vdekje kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq, duke i thënë se do të përfundojë i ekzekutuar si presidenti rumun Nikolae Çaushesku, shkruan e përditshmja serbe “Kurir”.

Lajme

16/09/2015 14:37

“Mundesh dhe duhesh të na th… k… ti dhe shefat e tu perëndimor. Më mirë ikë vet, sepse nëse vazhdon të qëndrosh aty ku je, do të përfundosh si Çaushesku”, ka shkruar Poçuça nën një fotografi të postuar të kryeministrit Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Përndryshe, Poçuça në shkurt të këtij viti, është arratisur nga Serbia para se të shpallej flet-arresti për të nga prokuroria, pasi kishte kërcënuar gratë në të zeza, në atë kohë ai ishte zëdhënës i njësisë anti-terror pranë MUP-it të Serbisë. Ndërsa  qëndrimi i tij në fushëbeteja të Ukrainës, ku ai kishte shkuar në fillim të këtij viti, ishte përcjellë me polemika dhe akuza për shpërdorim të ndihmave të shumta humanitare.

Madje ai ishte arrestuar për gjoja planifikimin e vrasjes së vullnetarëve serbë të cilët po luftojnë në anën e forcave pro-ruse, por ishte liruar. Që prej asaj kohe ai ndodhet në Moskë, dhe çdo ditë lajmërohet përmes rrjeteve sociale duke publikuar fotografi të ndryshme.

Kercenimi 1Në prokurorinë për krime kibernetike, thonë se në këto momente nuk janë në gjendje të japin asnjë shpjegim të detajuar, pasi prokurori gjendet në Afrikën e Jugut në një seminar, dhe se pasi të kthehet do të merret me çështjen.

Sipas analistëve, këto kërcënime gjithmonë duhen të merren seriozisht dhe asgjë nuk duhet t’i lihet rastësisë.

Që kërcënimet e Poçuçes janë përgjigje mbi ligjin për vullnetarët, pajtohet edhe analisti dhe kriminologu Dobrivoje Padovanoviq, i cli gjithashtu ka vënë në dukje se është e mundur që lufta në Ukrainë të ketë ndikuar në gjendjen mendore të ish-zëdhënësit të njësisë anti-terroriste të Serbisë. (lajmi.net)