Ish-trajneri i Kombëtares, këshillon De Biasin
, ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, në përballjen me Armeninë në vitin 1997, Astrit Hafizi, e ka porositur trajnerin Gianni De Biasi, që të sulmojë në ndeshjen e sontme.

Sport
Sipas Hafizit, Shqipëria s’ka çfarë të humb, andaj edhe duhet të sulmojë jo vetëm me një sulmues si deri më tani, mirëpo edhe me tre apo katër, shkruan Panorama Sport.
“Llogaritë janë shumë të thjeshta. Duke ditur që ne atje duhet të marrim vetëm fitoren, skuadra jonë duhet të rrezikojë. Madje, të rrezikojë shumë. De Biazi duhet ta dijë mirë që, përveçse të sulmojë dhe të përdorë një skemë ndryshe nga herët e tjera, për të arritur qëllimin, nuk mund të bëjë gjë tjetër. O sot, o kurrë! Nëse nuk do të ketë ndonjë ndryshim nga herët e tjera dhe do ta lëmë gjithçka në dorë të fatit dhe të Zotit, atëherë le të themi që na kualifikoi apo na mundi fati. Ne duhet t’i bëjmë hyzmetin dhe duhet të përgatisim një ndeshje ku do të ndryshojmë për të fituar”, ka thënë ai.
“Duhet t’i japim lojës tonë një karakter të theksuar sulmues. Jo më vetëm me një sulmues si deri tani, por me forca të shtuara. Pse jo, me tre apo katër sulmues. Me këtë, do të kërkonim të shënonim që në minutat e para të takimit. Nuk duhet të mendojmë që do të pësojmë apo jo, por të mendojmë që të shënojmë një më shumë”, theksoi Hafizi.