Ish-trajneri i Fury i ofron ndihmë Joshuas, para revanshit me Usyk

Anthony Joshua po vazhdon përgatitjet për duelin kundër Oleksandr Usyk.

Sport

08/06/2022 13:10

Boksieri britanik synon të kthejë titujt e tij të kampionit të cilat shtatorin e kaluar i humbi në duel me Oleksandr Usyk.

Para revanshit, ish-trajneri i Tyson Fury, Ben Davison i është ofruar për ndihmë Joshuas, duke i ofruar këshilla, transmeton lajmi.net.

“Pozicionimi në ring, para së gjithash. Ai duhet të jetë i kompozuar për të procesuar ato që ndodhin. Ai duhet të dijë se kur bën diçka, si reagon Usyk. Është e rëndësishme që ai të mund të krijojë një ritëm, pastaj ta thyej atë. Ai duhet t’i ndryshoj pikat e sulmit të tij, për ta bërë të vështirë parashikimin nga Usyk”, ka thënë Davison, transmeton lajmi.net.

“Joshua duhet të mësojë që të krijoj mundësi dhe të kundërvihet kur Usyk është duke udhëhequr”, tha mes tjerash ish-trajneri i Fury.

Davison ishte trajneri i Fury në kohën kur kampioni i WBC ishte mbipeshë, duke u rikuperuar nga depresioni dhe droga. /Lajmi.net/