Ish trajneri: Guardiola duhet të vijë në Serie A

Ish trajneri i Pep Guardiolas te Brescia, Carlo Mazzone, shpreson që spanjolli në të ardhmen ta marrë drejtimin e një skuadre në Serie A.

Sport

03/02/2016 16:01

Pep Guardiola do ta drejtojë Man Cityn nga edicioni i radhës.

Mirëpo, ish trajneri i tij te skuadra e Brescias, Carlo Mazzone, e ka ftuar spanjollin që ta marrë drejtimin e ndonjërës prej skuadrave në Serie A, më konkretisht Romës, përcjell Lajmi.net.

“A mund të jetë trajner në Itali? Kjo është një pyetje komplekse. Nuk kam folur me të qe një kohë të gjatë dhe nuk do të doja ta fusja në telashe, por do të doja t’ia dërgoja një mesazh përmes medieve. ‘Pep duhet të vishë në Itali sepse kemi nevojë për fitore të mëdha, ashtu siç je mësuar ti”, u shpreh Mazzone.

“Roma? Kjo do të ishte dhurata më e madhe të cilën e kam marrë ndonjëherë. Nuk do të jem i pasjellshëm me trajnerin e Romas por të gjithë e dijnë miqësinë time me Pep. Duhet të vijë në Roma, Në rregull”, shtoi ai.