Ish spiuni i KGB: Spiuni i MI6, Gareth Williams ishte vrarë nga rusët për shkak se kishte refuzuar të bashkëpunonte
Një spiun i shërbimit sekret britanik MI6, që është gjetur i vdekur në një çantë udhëtimi të mbyllur me dry në banjën e tij në Pimlico, ishte “vrarë” nga shërbimi sekret rus për shkak se nuk kishte pranuar të bëhet agjent i dyfishtë, shkruan “DailyMail”.

Bota
Zbërthyesi i kodeve Gareth Williams ishte gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në vitin 2010. Ai ishte ekspertë i shifrave pranë shërbimit inteligjent britanik, por ai ishte i deleguari i MI6 kur edhe ka vdekur, transmeton lajmi.net.
Por dezertori Boris Karpichkov 56-vjeç, pretendon se burime të afërta të shërbimeve sekrete në Rusi e kanë pranuar se spiuni i MI6 ishte vrarë nga shërbimi inteligjent i jashtëm rus, një agjenci aktuale e mishëruar me agjensionin dikurshëm të njohur si KGB.
Duke folur për “Daily Mirror”, Karpichkov pretendon se “SVR” ishte përpjekur ta rekrutojë Williams si një agjent të dyfishtë, gjoja duke përdorur detaje nga jeta private e deshifruesit britanik. (lajmi.net)