Ish sigurimi i diskotekave në Londër shet shtëpinë, shkon në luftë kundër ISIS

Një ish sigurim i diskotekave në Londër, ka shitur shtëpinë e tij dhe ka fluturuar për në Irak, ku i është bashkuar një grupi të krishterësh që po luftojnë kundër militantëve të ISIS.

Bota

21/02/2015 22:50

Tim Locks, 38 vjeçar është zotuar të mos kthehet në shtëpi deri sa grupi brutal terrorist të jetë mundur.

I gjatë rreth 1.90 cm dhe me peshë mbi 100 kilogramë, që dikur punë kishte personat që bënin probleme nga dehja me alkool, tani do të merret me xhihadistët pamëshirshëm në Lindjen e Mesme.

Duke folur për Mail Online, ai tha: “Verën e kaluar isha në shtëpi duke shikuar lajmet dhe pashë kolonat e grave dhe fëmijëve të pafajshëm që ndiqeshin nga terroristët. Mendova dhe thash, se edhe unë që kam jetë dhe shtëpi të mirë, është koha që të ndihmojë të tjerët”, transmeton lajmi.net.

“Unë nuk kisha ndonjë preferencë për ndonjë grup të caktuar, por vetëm të ndihmojë njerëzit. Çdo shoqëri e cila vret njerëz me prerje kokash meriton të luftohet”.

Me të arritur javën e kaluar në Irak, Locks është i bindur se kishte bërë zgjedhjen e duhur edhe pse kishte lënë pas jetën e mirë në Londër. (lajmi.net)

a

aa