Ish shefi i VW akuzohet për skandalin e naftës

Ish-shefi ekzekutiv i prodhuesit të makinave Volkswagen akuzohet për mashtrim.

Bota

15/04/2019 13:44

Ish-shefi ekzekutiv i prodhuesit të makinave Volkswagen është akuzuar në Gjermani për skandalin e emisioneve të naftës.

Prokurori publik në Braunschweig akuzoi Martin Winterkorn dhe katër menaxherë të tjerë, me mashtrim, raporton “BBC”, transmeton lajmi.net.

Winterkorn tashmë po përballet me akuza penale në SHBA, por nuk ka të ngjarë të përballet me gjyqin atje, pasi Gjermania nuk i ekstradon qytetarët e saj.

Ai dha dorëheqjen si shefi i VW në vitin 2015. /Lajmi.net/