Të Infektuar: 1123

Të Shëruar: 847

Të Vdekur: 30

Ish-shefi i NATOS, Javier Solana, shërohet nga koronavirusi

23:41 | 9 Prill 2020

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, i cili u konfirmua i infektuar me koronavirus, përmes një shkrimi në twitter ka njoftuar se është shëruar dhe ka lëshuar spitalin ku po trajtohej nga kjo sëmundje.

“Pas katër javëve e gjysmë, po e lëshoj spitalin”, shkruan Solana.

Ai falënderoi të gjithë miqtë që e kanë mbështetur gjatë kësaj kohe.

“Falenderoj të gjithë miqtë që më kanë mbështetur”.

Solana, 77 vjeç, ka shërbyer si sekretar i përgjithshëm i NATO-s nga viti 1995 deri në vitin 1999, më pas si përfaqësues i lartë i BE-së për Çështje të Jashtme nga viti 1999 deri në vitin 2009. Më herët, nga viti 1992 deri në vitin 1995, ai ishte ministër i jashtëm i Spanjës.

Ai kishte marrë pjesë në një tubim me ministren e jashtme të Spanjës, Arancha Gonzalez, të hënën e kaluar, shkruan “National Post”.