Ish-qeveritarët e pangopshëm
Janë 25 ministra ose zëvendësministra të mandatit të shkuar që marrin 70 për qind të pagës bazë, ndonëse nuk punojnë.

Lajme
Shumë nga ta, por edhe të tjerët që nuk e realizojnë këtë pagë, nuk i kanë dorëzuar asetet qeveritare që i kishin në shfrytëzim, si telefonat e laptopët, raporton gazeta Koha Ditore.
Ka edhe zyrtarë, të cilët, ndonëse janë emëruar në këtë mandat, i marrin pagat, por e bojkotojnë punën. Krejt çka kanë bërë zyrtarët aktualë për kthimin e këtyre pajisjeve është një lutje që iu është bërë atyre për kthimin e mjeteve që i kanë pasur në shfrytëzim e jo në pronësi.