Ish-presidenti Sejdiu: Serbia t’i ndalë lojërat e saj

Sot në Universitetin  e Shkodrës, ish-presidenti Sejdiu ka folur për marrëveshjen e Ohrit. Siç shkruan Zëri i Amerikës, Sejdiu ka vlerësuar se diskutimet në Maqedoninë Veriore të shtunën e 18 marsit, janë përpjekje për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve, përcjell lajmi.net. “Them se kemi kapërcyer disa faza të ecjes tonë deri tash. Them se…

Lajme

23/03/2023 21:12

Sot në Universitetin  e Shkodrës, ish-presidenti Sejdiu ka folur për marrëveshjen e Ohrit.

Siç shkruan Zëri i Amerikës, Sejdiu ka vlerësuar se diskutimet në Maqedoninë Veriore të shtunën e 18 marsit, janë përpjekje për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve, përcjell lajmi.net.

“Them se kemi kapërcyer disa faza të ecjes tonë deri tash. Them se tekst më të mire, se tekst më esencial se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, që përfundon procesin e pavarësimit të Kosovës, nuk ka. Gjithë të tjerat janë pjesë e përpjekjeve për të vënë relacionet ndërshtetërore në kuptim të një bashkëpunimi të nevojshëm të të dy vendeve fqinje.”

Në pjesën e dytë ndërkaq, ai komentoi edhe angazhimin e faktorit ndërkombëtar për mbylljen e kësaj çështjeje njëherë e përgjithmonë, duke iu kundërvënë kështu Rusisë që po shfrytëzon secilin mekanizëm për të destabilizuar rajonin.

“Dokumenti i panënshkruar është një dokument atipik në kuptimin e një metodologjie të re, sikur e kemi edhe rastin e mahershëm në kohën e marrëveshjes me Presidentin Trump. Uroj për të përfunduar kjo lëvizje apo, ta quajmë lojë, nëse Serbia dëshiron të luaj siç e ka bërë deri tash. Të ketë një kthesë të veçantë pozitive, sepse është në interes edhe për popullin serb që të ndërpresë këtë lojë që e ka gjuhën, e ka stilin dhe metodologjinë e ndjekur nga Millosheviçi.”