Ish-presidenti katalanas: Nuk jam rebel

Ish-Presidenti katalanas Carles Puigdemont deklaron se po trajtohet si një pedofil dhe kriminel nga qeveria spanjolle, pas arratisjes së tij drejt Belgjikës.

Bota

12/11/2017 19:01

Duke folur nga Brukseli për SkyNews ai nënvizoi se kjo që po ndodh me të nuk është politik, por abuzim i demokracisë.

“Unë nuk jam rebel, unë nuk kam frymën e një rebeli dhe as dëshirën për të qenë i tillë, e konsideroj veten shumë të disiplinuar. Unë thjesht dua të zbatoj atë që parlamenti im ka miratuar, kjo është shumë normale. Është çmenduri që me akuzat që janë ngritur ndaj meje të rrezikoj deri në 30 vite burg, është çmenduri, kjo nuk është drejtësi, kjo është hakmarrje”, tha Puigdemont.

Puigdemont akuzon qeverinë spanjolle për shkelje të të drejtave të njeriut pasi e largoi atë nga pushteti dhe lëshoi një urdhër arresti ndaj tij. Ai iu dorëzua autoriteteve belge pak pasi mbërriti në Burksel.

Ai deklaroi se nuk po i shmanget drejtësisë, por nuk beson në një gjykim të drejtë nga Madriri Zyrtar.