Ish-presidenti i Realit zbulon gjithçka, Zidane u largua për këtë arsye

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, "donte të mbante Cristiano Ronaldon dhe të shiste Gareth Bale" në fillimit të sezonit të kaluar, sipas ish presidentit të klubit Ramon Calderon.

Sport

22/07/2019 14:00

Zidane njoftoi pas humbjes në International Champions Cup 3-1 ndaj Bayern Munchen të dielën se Bale nuk luajti në ndeshjen e para-sezonit, sepse ai ishte shumë afër largimit nga ‘Los Blancos’.

Trajneri i Realit ishte i hapur kur diskutonte të ardhmen e uellsianit në ‘Santiago Bernabeu’, duke thënë: “Ne shpresojmë që ai të largohet së shpejti, do të ishte më mirë për të gjithë”, transmeton lajmi.net.

“Është e paqëndrueshme, sigurisht, për të gjithë, për lojtarin, për trajnerin dhe klubin”, tha Calderon për Sky Sports.

”Zidane i tregoi atij se nuk e kishe në plan në fillim të sezonit të kaluar – ai donte ta mbante Cristiano Ronaldon dhe ta shiste Bale”.

“Presidenti nuk e ndoqi atë këshillë, kështu që Zidane u largua nga klubi. Tashmë largimi i Bale nuk ka shpëtim”, zbuloi Calderon. /Lajmi.net/