Ish-presidenti i Real Madrid zbulon ‘sekretet’: Tension i madh mes Zidane e Perez

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon ka thënë se është rritur tensioni mes Florentino Perez dhe Zinedine Zidane.

Sport

16/09/2019 23:52

Ka pasur shumë spekulime që ka shumë probleme mes tyre, pasi Reali dështoi për ta transferuar mesfushorin, Paul Pogba.

Për këtë problem ka folur edhe Calderon duke thënë se tensioni do të vazhdojë të jetë ende më i mirë.

“E di që lidhjet mes tyre nuk janë të mira. Perez nuk i bleu ose shiti lojtarët e kërkuar. Tensioni është i madh, andaj janë këto rezultate”, deklaroi ai.

Reali këtë sezon është në vendin e tretë me 8 pikë të grumbulluar në katër ndeshjet e para dhe këtë të mërkurë do të ketë punë me gjigantin francez PSG-në. /Lajmi.net/