Ish-portieri që vrau të dashurën dhe ua hodhi kufomën qenve, bëhet trajner

Portieri brazilian Bruno Fernandes, i cili u dënua me 22 vjet burg në vitin 2013, sepse u vërtetua se vrau të dashurën e tij në atë kohë (ish-modelja Eliza Samuido) dhe ua hodhi qenve kufomën e saj, tani raportohet se ka nisur një aventurë të re si trajner. Ai tashmë është afër fundit të kursit,…

Sport

30/03/2023 18:25

Portieri brazilian Bruno Fernandes, i cili u dënua me 22 vjet burg në vitin 2013, sepse u vërtetua se vrau të dashurën e tij në atë kohë (ish-modelja Eliza Samuido) dhe ua hodhi qenve kufomën e saj, tani raportohet se ka nisur një aventurë të re si trajner.

Ai tashmë është afër fundit të kursit, pas së cilës do të jetë në gjendje t’i përkushtohet punës me lojtarë, sportistë dhe ekipe, për të përmirësuar performancën e tyre mendore, raportojnë mediat e huaja, përcjell lajmi.net.

Në shkurt 2017, pasi Fernandes kishte vuajtur vetëm gjashtë vjet e shtatë muaj burg, avokatët e tij paraqitën një peticion për përpunimin e ngadaltë të kërkesës së tij të apelit.

Peticioni u miratua nga Ministri i Drejtësisë Marco Aurelio Melo dhe Bruno u lirua nga burgu në pritje të një apeli. Pas lirimit, ai mori menjëherë një sërë ofertash dhe pranoi atë që erdhi nga Boa Sporta.

Padia e bërë nga nëna e vajzës së vrarë, e cila kërkonte kthimin e Brunos në burg për shkak se rrezikonte nipin e saj, dështoi.

Më pas mediat erdhën te vrasësi që tmerroi botën me një tjetër deklaratë se “ka bërë një gabim që ndodh në jetë”.

“Çfarë ndodhi, ndodhi. Kam bërë një gabim, një gabim të rëndë, por gabimet ndodhin në jetë. Unë nuk jam një djalë i keq. Njerëzit u përpoqën të varrosnin ëndrrat e mia për një gabim, por unë i kërkova Zotit falje, kështu që vazhdoj karrierën time”, kishte thënë Bruno në atë kohë.

Në prill 2017, Gjykata e Lartë e Brazilit urdhëroi ri-arrestimin e tij sepse vetë ekipi ligjor i mbrojtjes ishte pjesërisht fajtor për vonesën në apelimin e tij dhe portieri u burgos përsëri.

Në korrik 2019, Bruno doli nga burgu për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit në një program “gjysmë të hapur”, ku mund të punonte ose stërvitej ditën, ndërsa natën ishte në arrest shtëpie.

Programi synon ta kthejë atë në burg çdo natë, por mjediset e papërshtatshme në burgun e Varginjës për ardhjen dhe largimin e të paraburgosurve bënë që Bruno të gëzonte arrest shtëpiak./Lajmi.net/