Ish-polici dënohet me 5 vjet burg për vrasje

Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Basha është dënuar me pesë vjet burg nga Gjykata Themelore në Prizren. Ai është shpallur fajtor për vrasjen e N. Gavazajt.

Lajme

31/07/2014 18:57

Basha kishte vrarë N. Gavazajn në vendin e quajtur “Gurra” në fshatin Vërmicë, në vitin 2012.

 Si raporton Prizreni Press, i dënuari kishte qëlluar viktimën dy herë me pistoletë zyrtare.

Si pasojë e lëndimeve të marra trupore, N. Gavazaj kishte ndërruar jetë.

Ish-policit Afrim Basha do t’i llogaritet paraburgimi dhe arresti shtëpiak.