Ish-pjesëtari i UÇK-së Blerim Ramadani arratiset nga arresti shtëpiak në Maqedoninë e Veriut
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani, raportohet të jetë arratisur nga arresti shtëpiak. Blerim Ramadani ishte ndaluar nga autoritetet maqedone për shkak të një urdhërarresti në kuadër të Interpol-it që u lëshua nga Serbia. Arratisja e tij është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë. Blerim Ramadani ishte në mesin…

Lajme
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani, raportohet të jetë arratisur nga arresti shtëpiak.
Blerim Ramadani ishte ndaluar nga autoritetet maqedone për shkak të një urdhërarresti në kuadër të Interpol-it që u lëshua nga Serbia.
Arratisja e tij është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë.
Blerim Ramadani ishte në mesin e ish-pjesëtarë të UÇK-së për të cilët Serbia ka formuluar një listë të gjatë, e të cilët do të ndalohen në kuadër të Interpol-it.
Serbia bëri kërkesë për ekstradimin e tij atje, por Maqedonia e Veriut e kundërshtoi një kërkesë të tillë dhe ajo nuk u miratua, transmeton lajmi.net.
Blerim Ramadani po qëndronte në arrest shtëpiak në Maqedoninë e Veriut dhe do të duhej të is the aty deri më 16 gusht.
Madje sipas informacioneve të deritanishme thuhet se ai ka ikur nga arresti shtëpiak dje nga shtëpia e një të afërmi në Maqedoninë e Veriut, ku edhe po qëndronte.
MPB ka thënë gjithashtu se janë duke marrë masa për gjetjen e vendndodhjes së Ramadanit.
Ai ishte arrestuar më 17 korrik në pikëkalimin kufitar në Jazincë, që lidh Kosovën dhe RMV-në, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Gjykata e Beogradit, përmes Interpolit, nën akuza për krime lufte.
Një gjykatë maqedonase më 1 gusht urdhëroi që Ramadani të dërgohet nga paraburgimi në arrest shtëpiak dhe, sipas vendimit, ai është dërguar në një adresë në Shkup. Me këtë vendim ishte paraparë që ai të qëndronte në arrest shtëpiak deri më 16 gusht./Lajmi.net/