Ish-nënkryetari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, dje bëri thirrje për ndaljen e islamit në Kosovë – Reagon familja e tij: Distancohemi nga deklaratat
Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka nxitur reagime pas një deklarate të tij për fenë islame në Kosovë. Në një paraqitje të tij, Kryeziu u shpreh se “Feja islame në Kosovë ka dalë nga shtrati, ka vërshuar nga shtrati”, duke shtuar se, sipas tij, është koha që dikush ta ndalë këtë “vërshim”.…
Lajme
Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka nxitur reagime pas një deklarate të tij për fenë islame në Kosovë.
Në një paraqitje të tij, Kryeziu u shpreh se “Feja islame në Kosovë ka dalë nga shtrati, ka vërshuar nga shtrati”, duke shtuar se, sipas tij, është koha që dikush ta ndalë këtë “vërshim”.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar familja Kryeziu, respektivisht vëllai i Kadriut, Bedriu, i cili ka njoftuar se familja Kryeziu është distancuar nga deklaratat e anëtarit të tyre të familjes.
Bedri Kryeziu, në një postim në Facebook, ka thënë gjithashtu se vëllai i tij ka bërë nxitje fetare, ndërsa ka kërkuar që organet e drejtësisë të merren me rastin.
