Ish-ministrja komenton deklaratën e Haradinajt për vizat

Ish-ministrja e Integrimit Europian në qeverinë paraprake, Mimoza Ahmetaj, ka komentuar deklarimin e fundit të kryeministrit, Ramush Haradinaj, i cili tha se heqja e vizave për kosovarët mbase mund të fillojë brenda javësh, e më pas procesi të përfundojë tërësisht për disa muaj.

Lajme

10/12/2017 23:52

Ahmetaj ka thënë në një intervistë për Klan Kosovën se jo që nuk është punë javësh, por është “jo serioze të flitet për afate kohore”.

“Duke marrë parasysh numrin e institucioneve të BE-së që ky proces që i ngërthen në vete; Komisionin, Këshillin e Parlamentin Europian nuk është çështje javës”.

Gjithsesi, ajo ka pohuar se e rëndësishme është që Kosova t’i kryej punët e veta.

“E rëndësishme për ne është që të ratifikohet demarkacioni që ne nga Kosova të mos e bllokojmë procesin”.