Ish-ministri: Në vjeshtë do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sadri Ferati, ka thënë se zhvillimi ekonomik dhe sundimi i ligjit vazhdojnë të jenë problemet kryesore në Kosovë.

Lajme

24/04/2019 09:37

Ai ka vlerësuar se qeverisja aktuale ka shumë probleme dhe nuk po merret me shqetësimet e qytetarëve.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Ferati ka thënë se është në interes të vendit që të ketë zgjedhje të reja.

Ai ka pohuar se në vjeshtë do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal ka folur edhe për zgjedhjet lokale në veri, me ç’rast ka thënë se pjesëmarrja e Listës Serbe në këtëproces tregon se dorëheqjet kanë qenë të ngutshme.

Sa i përket vazhdimit të dialogut me Serbinë, Ferati ka thënë se ky proces është sfidues, prandaj kërkon konsensus politik.