Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë: Rama dështoi para Merkelit

Aldo Bumçi, ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë, deklaroi se Kryeministri Rama ka dështuar në kushtet kryesore për të hapur negociatat për anëtarësim.

Lajme

09/07/2015 15:32

Nga vizita e kancelares Angela Merkel, u pa se detyrat e shtëpisë për t’u përmbushur janë themelore për demokracinë dhe ekonominë, por Rama prej një viti i qaset BE-së me tone kërcënuese.

Mesazhi i kancelarës gjermane Angela Merkel në Tiranë dhe për gjithë Ballkanin, sipas ish-ministrit të Jashtëm Aldo Bumçi është se në BE nuk ka lodhje nga zgjerimi, por se këto vende nuk po i bëjnë detyrat që të afrojnë me unionin.

Shqipëria ndryshon me vendet e tjera të rajonit, të cilat i kanë të hapura negociatat për anëtarësim.

Ne nuk kemi asnjë datë, sepse, sipas Bumçit, kemi shumë punë për të bërë.

Nënkryetari i Komisioni për politikë të Jashtme Bumçi thotë se Rama në vend që të ulë kokën të punojë, prej një viti po i qaset Europës në mënyrë kërcënuese duke folur për lodhje të rajonit, për bashkim klasik me Kosovën, apo radikalizim islamik.