Ish luftëtari i UÇK-së vritet në Siri

Adnan Rexhepi nga Kumanova e Maqedonisë, është shqiptari i radhës, i cili u vra këtë të shtunë në luftimet në qytetin Sham në Siri, informon agjencia e lajmeve INA.

Lajme

13/05/2014 11:50

31 vjeçari ka qenë pjesë e kryengritësve sirian kundër regjimit të diktatorit Bashar Al Asad. Siç mësohet ai ka ndërruar jetë të shtunën, ndërsa sot zyrtarisht janë informuar të afërmit e tij. 

“Sot morëm lajmin se vëllau jonë Adnani ra shehid në tokën e Shamit,  All-llahu e past mëshiruar ,  ndjehemi krenarë qe e patëm shok”, kanë shkruar shokët dhe miqtë e tij në rrjetin social Facebook. 

Adnan Rexhepi ka qenë ish-luftëtarë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në luftën e vitit 2001 në rajonin e Karadakut të Kumanovës, duke qenë pjesë e njësisë speciale. Në vitin 2003 ai u arrestua dhe u dënua me 4 vjet burg, si viktimë e një procesi të montuar për gjoja vendosjen e bombave në qendër të Kumanovës. (INA)