Ish-luftëtarët e FARK: Po na mohohet kontributi i dhënë për vendin
Ish-pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, FARK, nuk po iu njihet statusi i veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lajme
Ata që dikur u kanë qenë pjesë e brigadave të Forcave të Armatosura nën udhëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi, sot akuzojnë ashpër qeverinë, se po fsheh kontributin e tyre duke mos i njohur si luftëtarë të UÇK-së, shkruan gazeta Zëri.
Ata thonë se po u mohohet kontributi dhe po fshihen nga historia e re e shtetit të Kosovës.
Ish-luftëtarët e FARK-ut ankohen se Komisioni qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit apo të Internuarit të UÇK-së nuk po i trajton si të barabartë me pjesëtarët e tjerë të kësaj ushtrie.