Ish lojtari i Real Madrid tregon se si Mourinho kishte sulmuar Ronaldon

Ish ylli i Real Madrid, Emmanuel Adebayor, ka zbuluar një detaj interesant rreth Jose Mourinho dhe Cristiano Ronaldo.

Sport

25/04/2019 21:45

Ishte viti 2011 kur skuadra më e madhe në Madrid ktheu sytë kah Premierliga për të kryer ndonjë blerje.

Ata u ndalën tek Manchester City, ku edhe arritën të marrin nënshkrimit e sulmuesit në top formë asokohe, Adebayor.

E gjatë kohës që e kaloi në ‘Santiago Bernabeu’, sulmuesi  togolez kujton kohën kur Mourinho kishte sulmuar me fjalë yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldo.

“Tek Real, ne ishim duke fituar me rezultatin 3:0 në pjesën e parë. Mourinho erdhi në dhomën e zhveshjes dhe u ‘çmend’. Ai goditi frigoriferin, goditi televizorin dhe gjuajti me ujë” ka thënë Adebayor për ‘Daily Mail’, transmeton lajmi.net.

“Ai mbyti të gjithë. Më kujtohet se si njëherë mbyti Ronaldon, pasi ai kishte shënuar het trik. Ai tha ‘Të gjithë thonë se je më i miri në botë, por ti po luan dobët. Më trego se je më i miri’” ka zbuluar sulmuesi.

Kujtojmë se atë sezon që ‘Special One’ kishte kritikuar Ronaldon, lojtari kishte shënuar plotë 53 gola në 54 ndeshje. /Lajmi.net/