Ish-lojtari i NBA që ndërroi jetë dje – si ndryshoi brenda një sezoni dhe çfarë komentoi Lillard për të në majin e kaluar?

Sport
Caleb Swanigan është kthyer në një prej storjeve më të dhimbshme të NBA.
Swanigan ishte draftuar si zgjedhje e 26-të në NBA dhe kishte luajtur me fanellën e Portland Trail Blazers në karrierën e tij.
Megjithatë, përbrenda një sezoni gjithçka u përmbys për lojtarin, përcjell lajmi.net.
Swanigan shtoi peshë dhe pa një transformim të jashtëzakonshëm. Ai përballej me probleme të mëdha.
“Nëse do të postoni këso broçkulla me shqetësim të vërtetë, atëherë mirë. Por, mos pyesni ‘si mund të bëhet dikush kështu’… ai dukshëm po përballet me probleme reale të jetës. Kjo është mënyra… nuk e dini se me çdarë ai po përballet që i shkaktoi këtë ndryshim drastik. Nëse do ta suportoni, atëherë bëjeni atë, por mos pyesni broçkulla sikur kjo kur jeni i rritur dhe futesh në rrugë të errët”, shkruante Damian Lillard në një koment të bërë ndaj një faqeje në rrjetet sociale, përcjell lajmi.net.
This was Damian Lillard last May. So sad man pic.twitter.com/21zacpzRpk
— Jake (@JakeAndHoops) June 21, 2022
Ky koment u dha në një fotografi ku shihej transformimi i Swanigan, pasi ndërpreu karrierën e tij.
Caleb Swanigan luajti për tri sezone në NBA. Dje, ish-basketbollisti ndërroi jetë. /Lajmi.net/