Ish lojtari i Liverpool dhe shoku i skuadrës tek kombëtarja zbulon pikën e dobët të Van Dijk

Virgil Van Dijk është lojtari që po konsiderohet si mbrojtësi më i mirë në Evropë aktualisht.

Sport

15/03/2019 22:10

Anëtari i Liverpool ka luajtur një sezon të jashtëzakonshëm, duke qenë lideri i mbrojtjes së Liverpool, që këtë edicion pësoi shumë përmirësime.

Por, anëtari i Fulham, i cili është shok skuadre me mbrojtësin tek kombëtarja e Holandës, ka thënë se Van Dijk ka një pikë të dobët.

“Virgil definitivisht është përmirësuar shumë viteve të fundit. Mendoj se ai mund të përmirësohet edhe për 30% “ ka thënë Babel, transmeton lajmi.net.

“Ndihem sikur ai luan në 70%. Ai mund të bëjë shumë më shumë. Ai mund të jetë më i shpejtë nëse do” ka thënë tutje anëtari i  Fulham.

“Ai ka një pikë të dobët. Nuk dua të them se cila është. Askush në Premierligë nuk e ka vënë re akoma” ka thënë ndër të tjerash holandezi.

Kujtojmë se Van Dijk kaloi tek Liverpool nga skuadra e Southampton, dhe menjëherë është kthyer në një lider të vijës së fundit të skuadrës. /Lajmi.net/