Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

Ish lojtari i Juventus: Anulojeni kampionatin, askush nuk interesohet për këtë gjë

19:20 | 26 Mars 2020

Fytyra të njohura të futbollit kanë filluar të shprehen pro anulimit të kampionateve të futbollit.

Përhapja e koronavirusit ka bërë që të gjitha kampionatet e futbollit në Evropë të vazhdojnë të jenë të suspenduara.

Asnjë nga liga (top pesë) nuk kanë dalë me një vendim final, rreth asaj se si do të vazhdohet, ose nëse do të vazhdohet sezoni.

Së fundmi, disa komente mbi këtë çështje ka dhënë edhe ish mesfushori i Juventus, Angelo Di Livio.

“Është koha që të mbyllim gjithçka dhe të anulojmë sezonin” ka thënë Di Livio, transmeton lajmi.net.

“Nuk ka arsye të luhet, njerëzit po mengojnë për gjithçka tjetër, përveç kampionatit” ka shtuar ish lojtari.

“Mendoj se është korrekte që të anulohet sezoni dhe të fillohet përsëri në korrik ose gusht. Kjo është mënyra e vetmë për ta shpëtuar futbollin italian” ka thënë ndër të tjerash Di Livio.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final i krerëve të futbollit italian, mbi atë se kur do të rifillojë kampionati. /Lajmi.net/