Ish-lojtari i Francës, Petit: Më së shumti i frikësohem Anglisë

Ish-lojtari i kombëtares së Francës dhe skuadrës së Arsenal, Emmanuel Petit ka dhënë komentet e tij para ndeshjes çerekfinale, Francë – Angli. Franca dhe Anglia do të përballen në fazën çerekfinale dhe kjo padyshim do të jetë sfida më e vështirë për të dyja kombëtaret deri në këtë pikë të Kampionatit Botëror. Emmanuel Petit thotë…

Sport

05/12/2022 17:34

Ish-lojtari i kombëtares së Francës dhe skuadrës së Arsenal, Emmanuel Petit ka dhënë komentet e tij para ndeshjes çerekfinale, Francë – Angli.

Franca dhe Anglia do të përballen në fazën çerekfinale dhe kjo padyshim do të jetë sfida më e vështirë për të dyja kombëtaret deri në këtë pikë të Kampionatit Botëror.

Emmanuel Petit thotë se Anglia është kundërshtari i vetëm të cilit ia ka frikën dhe fton për vëmendje nga kombëtarja e tij.

“I frikësohem më së shumti Anglisë. Janë katër skuadra që janë ndryshe për mua. Anglia, Brazili, Spanja dhe Franca. Ato janë skuadrat që treguan diçka tjetër. Franca s’dëshiron të luajë ndaj Anglisë, por nëse duhet, do të bëjnë gjithçka për të fituar”, ka thënë Petit, përcjell lajmi.net.

“Anglia janë të ngjashëm me Francën në aspektin e talentit, dhe nëse pyet lojtarët francezë nuk e duan Anglinë përballë”, tha mes tjerash ai.

Ndeshja e së shtunës, mes Francës dhe Anglisë,  do të jetë e para që dy kombëtaret përballen në një Kupë Bote që nga viti 1982. /Lajmi.net/