Ish-lojtari i Barcelonës e zyrtarizon Neymarin

Ylli brazilian i futbollit, Neymar JR, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, me të ardhmen e tij që ka mbetur në një udhëkryq të madh.

Sport

15/07/2019 16:48

Neymar JR po lidhet ngushtë me një rikthim tek skuadra e Barcelonës, por me skuadrën e tij aktuale PSG që po pengon çështjen.

Skuadra franceze ka konfirmuar interesimin e katalanëve për Neymar, i cili gjithashtu ka shprehur dëshirën për rikthim në ‘Camp Nou’, transmeton lajmi.net.

Një konfirmim për transferimin e 27-vjeçarit në Spanjë ka ardhur edhe ish-lojtari i skuadrës së futsallit të Barcelonës, David Valdearenas.

Valdearenas ka pozuar me fanellën e ‘Bluagranasve’, ku mbrapa saj shkruhej ‘’Mirësevjen Neymar’’.

Ndryshe, Neymar nuk është paraqitur në kampin stërvitor për përgatitjet parasezonale të PSG, dhe kështu gjatë kësaj jave do të ulet në tavolinë për të diskutuar rreth rikthimit të tij te Barca. /Lajmi.net/