Ish lojtari i Arsenalit: Jam duke e humbur interesimin për ta shikuar këtë skuadër

Arsenal e nisi keq kampanjën e re të Premier Ligës duke e humbur ndeshjen hapëse ndaj skuadrës së promovuar, Brentford me rezultat 2-0.

Sport

15/08/2021 10:40

Kjo humbje e tyre që në ndeshjen hapëse është kritikuar nga shumë analistë botërorë, përfshirë edhe nga ish lojtarë të këtij klubi.

Ish-mesfushori i Arsenalit, Emmanuel Petit ka pranuar se ai po humbet interesimin për klubin e tij të vjetër pasi ata u mundën nga Brentford.

Topçinjtë u dominuan nga fillimi deri në fund nga Brentford, duket pësuar me golat e Sergi Canos dhe Christian Norgaard në të dy pjesët me nga një gol të shënuar.

Klubi i Londrës veriore ka kaluar një kohë të vështirë nën drejtimin e trajnerit aktual Mikel Arteta, duke përfunduar e teta në secilin nga dy sezonet që spanjolli ka qenë në krye.

Dhe Petit ka zbuluar se stili i lojës së ekipit të tij është jashtëzakonisht i vështirë për tu parë pasi ata regjistruan vetëm katër gjuajtje në portë.

“Pak nga pak po humb interesin për Arsenalin, me këtë mënyrë të lojës nuk gjeneron ndonjë emocion për të parë lojërat e tyre”, tha ai për RMC.

“Ata nuk më japin emocione dhe unë zbuloj se nuk e kam trajektoren që ka bërë ekipi në vitet e fundit. Filloi në vitet e fundit të menaxhimit të Arsene Wenger dhe kjo po vazhdon me pasardhësit e tij.

Francezi ka shtuar se nuk është se klubi nuk kanë para, por ata nuk po dinë të gjejnë profile të duhura për të pasur sukses.

“Unë nuk e kuptoj sepse nuk ka të bëjë me paratë, ata kanë para por është më shumë tek profilet. Ne do të shohim profilet e lojtarëve që ata kanë nënshkruar në këtë merkato, por unë shoh nga ndeshja e parë që dobësitë e Arsenalit janë të njëjtat që ata kanë ka vite, veçanërisht në anën mbrojtëse, ajo çfarë ndodhi ishte një fiasko.

“Më e keqja këto ditë është se Arsenali nuk është më një klub tërheqës. Kush dëshiron të shkojë atje?”, ka përfunduar ish lojtari i ‘Gunners’ i cili ishte pjesë e skuadës mes viteve 1997-00. /Lajmi.net