Ish kryetari i Ferizajt e quan mashtrues Labinot Tahirin, kërkon të hetohet nga drejtësia
Ish kryetari i Ferizajt nga radhët e LDK-së Faik Grainca e ka vënë në dyshim aktivitetin humanitar të këngëtarit Labinot Tahiri.

Lajme
Grainca i cili aktualisht udhëheq drejtorinë për Urbanizëm në Komunën e Ferizajt, ka thënë se aktivitetet e Labinot Tahirit janë mashtruese, dhe për më tepër, lidhur me këtë i ka kërkuar organeve të drejtësisë që të fillojnë hetim ndaj tij, raporton lajmi.net.
“Per Labin si kengetar dhe artist kam rrespekt te veqant, por fatkeqsisht per punen qe i ka hy ,Labit i mungojn njohurit elementare, kjo iniciative eshte nje mashtrim per qytetaret e komunes sone, andaj u bej apel te gjithve per kujdes maksimal nga ky mashtrim piramidal, njeherit u bej apel organeve te sigurise, qe t’i hulumtojn keto iniciativa per ti shpetuar qytetaret tane nga ky mashtrimi”, ka shkruar Grainca në Facebook. /lajmi.net