Ish kryetari i Federatës së Taekwondos kërkon të merren masa ndaj trajnerit që goditi me shuplakë vajzën e tij

Ish kryetari i Federatës së Taekwondos të Kosovës Gazmend Preniqi ka kërkuar që të merren masa ndaj trajnerit Valmir Fetiu, shkaku që goditi me shuplakë vajzën e tij pas humbjes nga serbja. Preniqi përmes një shkrimi në rrjetin social kërkoi që të merren menjëherë masa ndaj trajnerit. “Kërkoj që ky incident të shqyrtohet me seriozitet…

Sport

10/11/2024 22:04

Ish kryetari i Federatës së Taekwondos të Kosovës Gazmend Preniqi ka kërkuar që të merren masa ndaj trajnerit Valmir Fetiu, shkaku që goditi me shuplakë vajzën e tij pas humbjes nga serbja.

Preniqi përmes një shkrimi në rrjetin social kërkoi që të merren menjëherë masa ndaj trajnerit.

“Kërkoj që ky incident të shqyrtohet me seriozitet të plotë nga Federata e Taekwondo-së e Kosovës, Kosovo Olympic Committee dhe të gjitha organet relevante dhe të merren masat e duhura për të siguruar që një ngjarje e tillë të mos përsëritet, dhe që të gjitha palët e përfshira të marrin mbështetje të duhur psikologjike dhe edukative. Përfundimisht, besoj se vetëm përmes një sistemi sportiv të drejtë, të sigurt dhe mbështetës mund të zhvillojmë talente dhe individë të shëndetshëm, të gatshëm për t’u përballur me sfidat e jetës”, ka shkruar Preniqi në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë: