Ish-kryetari i AKK-së akuzon furnizuesit për “marrëveshje bashkërenduese” që të rriten çmimet në Kosovë

Ish-kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka përmendur dy arsye për rritje çmimesh në produktet bazë në vend, teksa njërën nga mundësitë e ka vlerësuar si të jashtëligjshme.

Lajme

17/05/2022 14:50

Prestreshi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se njëra nga format e jashtëligjshme të rritjes së çmimeve mund të jetë edhe bashkëpunimi mes furnizuesve që të ndodh një gjë e tillë, shkruan lajmi.net.

“Për të dytën, lojtarët të cilët e furnizojnë tregun me këto produkte, mund të jenë marrur vesh në form të shkruar apo të bashkërenduar për rritje dhe kufizim të çmimeve”, deklaroi ai.

“Autoriteti i Konkurrencës është organi i vetëm shtetërorë që mund ta konstatoi njërën apo tjetrën”, shtoi më tej ish-kryetari i AKK-së.

Postimi i plotë:

Deklaratë pë medie,

Çmimet e produkteve bazë ushqimore po rritën, gjithëashtu veçse janë rritë çmimet e disa produkteve ndërtimore (armatura, betoni etj). Kjo rritje e çmimeve të këtyre produkteve mund të ndodh për dy arsyje, arsyje e parë është e logjikshme dhe objektive dhe arsyja e dytë është e jashtëligjshme.

– Për të parën, çmimet rriten sepse kërkesa mund të jetë e njetë siq ishte ndërsa furnizimi apo oferta është zvogëluar, dhe parimet e mikroekonomisë e tolerojnë një lëvizje të tillë, duke i pasë parasysh rritjen e variablave tjera deri në ekuilibër.

– Për të dytën, lojtarët të cilët e furnizojnë tregun me këto produkte, mund të jenë marrur vesh në form të shkruar apo të bashkërenduar për rritje dhe kufizim të çmimeve.

Autoriteti i Konkurrencës është organi i vetëm shtetërorë që mund ta konstatoi njërën apo tjetrën.

Nëse varianti i hipotezës së dytë është duke ndodhë, kjo mund të jetë si rezultat i mos funksionalizimit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. /Lajmi.net/