Ish-kryeministri i Sudanit ndërron jetë nga COVID-19

Al-Mahdi, 84-vjeçar, muajin e kaluar u shtrua në spital në Sudan pasi u infektua me COVID-19 dhe u transferua në një institucion mjekësor në EBA për kujdesin vijues.

Lajme

26/11/2020 09:11

Ish-kryeministri i Sudanit, Sadiq al-Mahdi ka humbur jetën sot herët në mëngjes nga koronavirusi i ri (COVID-19) në një spital në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), njoftoi Partia e tij Kombëtare Umma (NUP) në një deklaratë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Al-Mahdi, 84-vjeçar, muajin e kaluar u shtrua në spital në Sudan pasi u infektua me COVID-19 dhe u transferua në një institucion mjekësor në EBA për kujdesin vijues.

Al-Mahdi shërbeu si kryeministër dy herë në vitin 1967 dhe nga 1986-1989 para se të përmbysej nga një grusht shteti të udhëhequr nga ish-presidenti Omar Al-Bashir.

Ai ka udhëhequr NUP-in për rreth pesë dekada.