Ish-kryeinspektori në AKI: Populli meriton ta dëgjojë nga Qeveria nëse ikja e terroristëve ishte me marrëveshje

Në lidhje me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, për lajmi.net ka folur ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani. Ky i fundit thotë se qëllimi i terroristëve ishte ta paraqisnin Kosovës si një vend që sulmon manastiret e kishat. “Përdorimi i objektit që ka status special në Kosovë ka qenë shokues. Qëllimi politik i këtij…

Lajme

27/09/2023 12:41

Në lidhje me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, për lajmi.net ka folur ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani.

Ky i fundit thotë se qëllimi i terroristëve ishte ta paraqisnin Kosovës si një vend që sulmon manastiret e kishat.

“Përdorimi i objektit që ka status special në Kosovë ka qenë shokues. Qëllimi politik i këtij formacioni militar ka qenë vendosja në një situatë ku të duket se Kosova sulmon e dëmton kisha. Kjo ka qenë shokuese jo veç për ne por edhe për faktorin ndërkombëtar. Nuk besoj në teori që dalin para se institucionet e sigurisë të dalin me konstatime”, tha ai.

Tutje, Ramadani tha se populli dhe opinion kosovar e meriton të dëgjojë nga Qeveria e Kosovës nëse largimi apo arratisja e terroristëve ka qenë me marrëveshje

“Nëse largimi eventual i sulmuesve ka qenë me marrëveshje ose jo, populli dhe opinioni e meriton të dëgjojë nga Qeveria e Kosovës. Nuk besoj se këto mund të jipen nga analistë apo institucione të tjera”, tha ai. /Lajmi.net/