Ish-kreu i Ushtrisë ruse dënohet me 5 vite burg për korrupsion

Ish-komandanti i Ushtrisë ruse, Vladimir Chirkin u dënua sot me pesë vjet burg për korrupsion, deklaroi një zëdhënës i Gjykatës Ushtarake.

Bota

14/08/2015 19:31

Ish-gjenerali Vladimir Chirkin, 59 vjeç u shpall fajtor pasi në vitin 2008 pranoi marrjen e një ryshfeti me vlerë 450 mijë rubla ose (6,200 euro) nga një oficer në këmbim të një apartamenti të shërbimit, saktësoi Sergei Mitsouk, zëdhënës i Gjykatës Ushtarake të garnizonit të Moskës.

Sipas hetuesve, oficeri ka parashtruar ankesë në Gjykatë pasi nuk mundi të përfitonte banesën e premtuar nga Chirkin ndërsa ishte zënë tashmë nga një familje tjetër.

Pas vendimit të Gjykatës, Chirkin u pezullua nga posti i tij dhe u arrestua në sallën e gjyqit.

Chirkin ishte kreu i forcave të armatosura në sektorin ushtarak të Moskës dhe të zonës Vollga-Uralet./ATSH