Ish Komandanti i UÇK-së për Specialen: Luftëtarët e lirisë do të dalin faqebardhë

11:23 | 12 Janar 2018

Ish Komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa (Remi) ka reaguar mbi krijimin dhe funksionin e Gjykatës Speciale në Kosovë.

Mustafa në një shkrim në rrjetin social, Facebook, ka shkruar që Gjykata Speciale do t’u japë fund spekulimeve kundër kohës së lavdisë.

Sipas tij, nuk  mund të bëhet degradimi i vlerave të UÇK-së dhe askush nuk do të tentojë ta bëjë këtë, duke deklaruar se nuk kemi pse i marrim kohë ecjes së vendit drejt përendimit.

Ky është shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook :

“Gjykata speciale do t’u japë fund spekulimeve kundër kohës së lavdisë…

Me dinjitet do të kalohen sfidat, nga akuzat do të dalim faqebardhë.
Lirinë po e gëzojmë të gjithë, UÇK-ja, ka përfunduar misionin me sukses, nuk ka rrezik të bëhet degradimi i vlerave të UÇK-së, askush nuk do të tentojë ta bëjë këtë, jemi provuar kaq shumë vite, duhet përfunduar edhe këtë sprovë, nuk kemi pse i marrim kohë ecjes së vendit drejt perendimit (Europës).

SHBA-të, e kanë dëshmuar edhe më herët përkrahjen për Kombin tonë, gjykata speciale do të vërtetojë këtë, dyshimet për individet duhet rrëzuar, kjo kërkohet tani, luftëtarët e Iirisë do të dalin faqebardhë.”/Lajmi.net/