Ish-inspektori i AKI-së: Serbia do të mundohet të pengojë marrëveshjen e normalizimit
Ish-inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se Serbia javët në vazhdim do të përpiqet të pengojë marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën. Përmes një postimi në Twitter, Ramadani ka thënë se NATO dhe komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të lejojnë një gjë të tillë. “Javët e ardhshme, Serbia do të përpiqet të…

Lajme
Ish-inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se Serbia javët në vazhdim do të përpiqet të pengojë marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.
Përmes një postimi në Twitter, Ramadani ka thënë se NATO dhe komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të lejojnë një gjë të tillë.
“Javët e ardhshme, Serbia do të përpiqet të pengojë marrëveshjen e normalizimit. Do të përpiqet të fajësoj Kosovën. NATO dhe Komuniteti Ndërkombëtar duhet t’i bëjnë të qartë Vuçiqit se kjo nuk do të lejohet, asnjë veprim sigurie nuk duhet të injorohet”, ka shkruar Ramadani.
Ramadani ka thënë se Kosova do të punojë 24/7 me partnerët ndërkombëtarë.
Coming weeks, #Serbia will try to obsruct the #normalization #Agreement. Will try to #blame #Kosovo. #NATO & #internationalCommunity should make clear to #Vucic this won’t be allowed, no #security #actions should be ignored. #Kosovo shld work 24/7 with partners.
— Burim RAMADANI (@BurimRamadani81) February 7, 2023